Islanda heq të gjitha masat, të vendosura për shkak të COVID-19

Evropë

Islanda heq të gjitha masat, të vendosura për shkak të COVID-19

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Islanda po heq të gjitha kufizimet e brendshme të vendosura për shkak të Covid-19, me zyrtarë që thonë se 87% e atyre 16 e më shumë vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shteti ishull, me një popullsi prej rreth 369,000, ka parë 6,637 raste, me 30 vdekje.

Rreth 48% e atyre 16 e lart janë të vaksinuar plotësisht, gjë që i vë ato në përputhje me normën në Mbretërinë e Bashkuar dhe pak më lart se norma e SHBA-së, sipas Bloomberg Vaccine Tracker.

Islanda mund të jetë një nga vendet e para evropiane që u dha fund kufizimeve, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Islandës, Svandis Svavarsdottir, në njoftimin e masës në një konferencë për shtyp të premten.

Kufizimet do të përfundojnë zyrtarisht të shtunën.

“Gjëja e pabesueshme që ka ndodhur është se vaksinimi po ndodh shpejt dhe sigurt”, ka vlerësuar kryeministrja Katrin Jakobsdottir në konferencë.

Në këtë aspekt, shtoi ajo, “situata këtu është ndër më të mirat në botë”.

Ndërkohë, Thorolfur Gudnason, epidemiologu i vendit – ashtu si Anthony Fauci në SHBA – ka marrë një rol shumë publik në luftimin e sëmundjes, duke u shfaqur rregullisht në takime televizive që kanë ndihmuar informimin e Islandezëve dhe ecurinë e vaksinimit.

“Rrjedha e informacionit ishte jashtëzakonisht e rëndësishme”, ka thënë Jakobsdottir, “sepse ky rezultat nuk mund të arrihet pa pjesëmarrjen e publikut. Dhe publiku nuk merr pjesë nëse nuk i kupton masat…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat