Kanibali ha trupin e 13-vjeçarit në Francë

Evropë

Kanibali ha trupin e 13-vjeçarit në Francë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Trupi i një djali 13 vjeç është gjetur i copëtuar dhe i ngrënë në një vilë franceze, në Bouches-du-Rhôn.

Oficerët e policisë shkuan në vilë pasi u një burrë denoncoi se dyshon se  qesja përmbante pjesë të trupit të një njeriu. Policët gjetën brenda vilës një qese me trupin e prerë, të ngrënë pjesërisht së bashku me sende satanike, shkruan Le Figaro.

Disa orë më vonë, policia gjurmoi autorin e dyshuar, i cili u qëllua për vdekje nga një oficer, në tentativë për ta kapur.  Ka dyshime se autori i dyshuar kanibal kishte probleme mendore dhe se edhe më herët kishte shfaqur sjellje agresive.

Mendohet se trupi i përket një adoleshenti 13-vjeçar, i cili rezultonte i humbur prej dy ditësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat