Pas thirrjes së Macronit, përshpejtohet vaksinimi në Francë

Evropë

Pas thirrjes së Macronit, përshpejtohet vaksinimi në Francë

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 22:29
Francë

Franca ka shfaqur shenjat e normalitetit me ashpërsimin e fushatës së vaksinimit dhe planeve të Qeverisë që të ndalojë hapësirat e mbyllura për njerëzit që nuk janë vaksinuar.

Kërkesa për vaksinim është rritur ndjeshëm kur presidenti Emanuel Macron paralajmëroi se nga muaji gusht francezëve do t’u duhet leja e veçantë për të hyrë në kafene, restorante, qendra tregtare dhe udhëtimi me tren apo aeroplan. Për të marrë një leje të tillë, njerëzit duhet të vaksinohen plotësisht, të kenë test negativ ose të tregojnë se e kanë kaluar virusin.

Fushata e vaksinimit është zgjeruar për të rinjtë nga mosha 12-vjeçare, për shkak se në muajin shtator Franca dëshiron të nisë me kapacitet të plotë procesin mësimor.

Në pikat turistike janë krijuar qendrat e vaksinimit.

Sipas autoriteteve, çdo ditë janë vaksinuar nga 200 persona në këto pika. Pas nisjes së ngadaltë, fushata e vaksinimit në Francë është përshpejtuar në tre muajt e fundit. Së paku 58 për qind e njerëzve janë vaksinuar me një dozë, ndërkaq 48 për qind janë vaksinuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat