​Van der Belen dhe Radev: Mbështetje për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Evropë

​Van der Belen dhe Radev: Mbështetje për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:45
Alexander van der Belen dhe Rumen Radev

Presidentët e Austrisë dhe Bullgarisë, Alexander van der Belen dhe Rumen Radev, thanë sot në Salsburg se ata mbështesin integrimin e shpejtë dhe gjithëpërfshirës të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Van der Belen dhe Radev zhvilluan bisedime dypalëshe përpara premierës së sotme të operës "Don Giovanni" si pjesë e Festivalit Kulturor të Salsburgut.

Në takim, sipas Zyrës së presidentit të Austrisë, u shkëmbyen mendime mbi çështjet aktuale në lidhje me Evropën dhe politikën ndërkombëtare, dhe marrëdhëniet me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sonte, Van der Belen dhe Radev do të marrin pjesë në premierën e operës së Mozartit "Don Giovanni" së bashku me gruan e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat