Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe

Evropë

Bie numri i rasteve të reja me koronavirus në Britaninë e Madhe

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Ka rënë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Britaninë e Madhe.

Kjo është dita e gjashtë me radhë që numri i të infektuarve është më i vogël në këtë shtet.

Sot janë konfirmuar gjithsej 24 mijë e 950 raste të reja me COVID-19, numër ky 40 përqind më i vogël sesa nga e hëna e kaluar, shkruan Mirror.

Rënia e rasteve ofron një dritë shprese se vala e tretë e virusit mund të ketë arritur kulmin, por do të duhet pak kohë që kjo të konfirmohet.

Statistikat e reja vijnë një javë pasi përfundoi bllokimi i Anglisë, ku qeveria vendosi t’u jap fund kufizimeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat