Një i vdekur, pesë të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e shpërthimit në Gjermani

Evropë

Një i vdekur, pesë të zhdukur dhe dhjetëra të plagosur si pasojë e shpërthimit në Gjermani

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:32
Shpërthim në parkun industrial të Leverkuzenit

(E plotësuar 13:12) - Një person është raportuar i vdekur, sipas televizionit Welt, si pasojë e një shpërthimi të madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen.

Kompania menaxhuese, Currenta, ka thënë se pesë punëtorë janë të zhdukur dhe dhjetëra janë plagosur, disa prej tyre rëndë, si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimi ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem”, si dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Sipas saj, zjarri tashmë është shuar.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Shpërthim i madh në një park industrial në Gjermani, pesë persona të zhdukur

Pesë persona llogariten të zhdukur dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pasi që një shpërthim tronditi një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusenit të martën, duke ngritur shtëllunga tymi.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmë gjatë Katastrofave e cilësoi shpërthimin si "një kërcënim të skajshëm" dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda si dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Operatorët e kompleksit Chempark në Leverkusen, rreth 20 kilometra në veri të Këlnit, thanë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.

Ata thanë se zjarrfikësit dhe automjetet për zbulimin e shkallës së ndotjes u dërguan në zonë.

Policia mbyllu disa nga rrugët kryesore dhe autostradat në në afërsi.

Më shumë se 30 kompani operojnë në Chempark në Leverkusen, duke përfshirë komanitë Covestro, Bayer, Lanxess dhe Arlanxeo.

***

Pesë persona janë zhdukur dhe disa të tjerë janë lënduar në një shpërthim që ndodhi në zonën industriale të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen.

Shpërthimi ndodhi në orën 9 e 40 minuta, duke shkaktuar zjarr në një depo të parkut industrial “Chempark”, ku ndodhen kompani të njohura të kimikateve si “Bayer”.

Operatori i kësaj zone, Currenta, tha se disa pjesëtarë të stafit janë lënduar, së paku dy prej tyre më seriozisht, ndërsa pesë persona janë zhdukur. Raportohet se shkaktari i shpërthimit ende nuk dihet.

Agjencia gjermane e mbrojtjes civile i paralajmëroi banorët e zonës për rrezik ekstrem dhe policia kërkoi që banorët të qëndrojnë brenda shtëpive e banesave dhe t’i mbajnë mbyllur dyert e dritaret, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja gjermane, “Koelner Stadt-Anzeiger”, raportoi se shpërthimi ndodhi në lagjen Buerring në një impiant për përpunimin e mbeturinave.

Shpërthim i madh në një park industrial në Gjermani

Një shpërthim i madh në një park industrial në qytetin gjerman Leverkuzen, ka nxitur alarm për “rrezik ekstrem” dhe ka shtyrë zyrtarët që t’iu bëjnë thirrje banorëve që të mbyllen brenda dhe të mbyllin dritaret.

Chempark ka brenda vetes kompani të mëdha kimike, përfshirë, Bayer dhe Lanxess.

Currenta, kompania që menaxhon Chempark, ka thënë se shpërthimi i 27 korrikut, ka ndodhur në një zonë ku digjen mbeturinat.

Ende askush nuk e di çfarë e ka shkaktuar shpërthimin.

Në disa pamje në rrjetet sociale është parë tym i madh duke dalë nga zona kimike.

Policia në qytetin e afërt, Këln, ka thënë në Twitter, se është duke mbyllur disa autostrada në zonën në Leverkuzen, për shkak të “dëmit të madh”.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ka të plagosur, si pasojë e shpërthimit.

Banorët kanë thënë se zhurma është dëgjuar nga distanca dhe se disa dritare kanë kërcitur nga shpërthimi i fuqishëm.

Shpërthen inceneratori në Gjermani, tymi i zi mbulon qytetin

Një shpërthim i fuqishëm është ndjerë gjatë mëngjesit të së martës në Leverkusen të Gjermanisë.

“Bild” publikoi disa foto dhe video ku duket një re e madhe e zezë. Sipas raportimeve paraprake, bëhet fjalë për një incident në një incenerator të mbetjeve urbane.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të mbyllin dyert dhe dritaret, ndërsa njerëzit janë paralajmëruar të futen në ambiente të mbyllura sa më shpejt të jetë e mundur për të mos rrezikuar intoksikimin, shkruan A2.

Autostrada që kalon pranë inceneratorit është mbyllur plotësisht për të shmangur kalimin e makinave në zonë.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat