Pas Deltës, varianti i ri i Covid-19 shënon viktimat e para në këtë shtet evropian

Evropë

Pas Deltës, varianti i ri i Covid-19 shënon viktimat e para në këtë shtet evropian

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 14:41
Belgjikë

Në Belgjikë, shtatë të moshuar midis moshës 80 dhe 90 vjeç, të vaksinuar plotësisht, por me sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën pas infektimit me variantin Kappa, të identifikuar për të parën herë në Kolumbi.

“Situata është shqetësuese,” tha Van Ranst, duke iu referuar faktit se vik timat janë vaksinuar plotësisht.

Shtatë personat që vdiqën në azilin e pleqve në qytetin belg të Zaventem, pranë Brukselit, ishin të gjithë në të 80 -at apo 90 -at e tyre dhe disa prej tyre tashmë ishin në gjendje të rëndë fizike, tha Marc Van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven.

Pavarësisht nga gjendja e tyre, Van Ranst tha se vd ekjet e tyre ishin “shqetësuese” pasi të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht.

Njëzet e një banorë të shtëpive të pleqve Zaventum u infektuan së bashku me disa anëtarë të stafit të cilët përjetuan vetëm simptoma të lehta. Në Belgjikë shumica e rasteve të të infektuarve janë të variantit Delta, vetëm 1% janë me variantin Kappa, por në lidhje me vdekshmërinë dhe përcjellshmërinë e tij nuk ka të dhëna të sakta.

Në SHBA janë identifikuar shumë raste të para kurse në Europë të infektuarit me këtë variant të koronavirusit janë shumë të rralla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat