Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të del nga tualeti

Evropë

Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të del nga tualeti

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Një aeroplan me 134 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në linjën Cyrih-Larnak, është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar në Grac të Austrisë, pasi që një pasagjer ishte mbyllur në tualet – duke refuzuar të dalë jashtë.

Pak pasi fluturakja ishte ngritur në ajër, shtetasi rus kishte shkuar në tualet duke refuzuar të dalë jashtë – kështu piloti për arsye sigurie vendosi të zbret në aeroportin e Gracit, ka bërë të ditur policia kufitare – duke shtuar se pasagjeri ka bashkëpunuar dhe është larguar nga tualet pas zbritjes së paplanifikuar.

Me kërkesë të pilotit, pasagjerët janë nxjerr nga fluturakja, dhe më pas është kontrolluar në detaje aeroplani dhe në fund është nxjerrë pasagjeri që refuzonte të dilte nga tualeti.

Megjithatë akoma ekziston një enigmë se çfarë e kishte detyruar burrin të qëndrojë në tualet kaq gjatë, pasi që gjatë kontrollit në valixhet e tij nuk kanë gjetur asnjë mjet të rrezikshëm e as që kanë vërejtur ndonjë dëm materiale në tualet.

I pyetur nga policia se pse ishte barrikaduar në tualetin e aeroplanit, pasagjeri është mbrojtur në heshtje. Agjencia DPA shkruan se aeroplani më pas kishte vazhduar udhëtimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat