26 viktima dhe më shumë se 2 mijë të infektuar me Covid në Greqi

Evropë

26 viktima dhe më shumë se 2 mijë të infektuar me Covid në Greqi

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:34
Ilustrim

Greqia vijon të ketë një numër të qëndrueshëm të rasteve ditore të të infektuarve me Covid.

Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2 329 raste të reja dhe 26 persona kanë humbur jetën.

Ndërkaq mësohet se 333 pacientë ndodhen në spital në gjendje të intubuar.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve është 638,921 të infektuar mes të cilëve 51% janë burra, ndërsa viktimat janë 14 575 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat