Partia Ekologjike dhe FDP do të përcaktojnë kancelarin e ardhshëm në Gjermani

Evropë

Partia Ekologjike dhe FDP do të përcaktojnë kancelarin e ardhshëm në Gjermani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 28 shtator 2021 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Me përfundimin e zgjedhjeve në Gjermani me një rezultat shumë të ngushtë, u krijua paqartësi se cila parti do ta ketë të drejtën për themelimin e qeverisë.

Diferenca mes SPD ( Socialdemokratëve ) dhe CDU - CSU (Unioni Social Demokrat ) me vetëm 1 përqind e bënë të paqartë se cilës parti do t´i takoi kjo e drejtë.

Në fillim që të dy partitë po pretendojnë se e kanë legjitimitetit për formimin e qeverisë. Që të dyja po ashtu aludojnë se koalicionin e duan me partinë Ekologjike dhe FDP (Partia e Demokratëve të Lirë ), po çështja është se këto dy parti për cilin variant vendosin : për SPD e Olaf Scholz apo CDU e Armin Laschet.

Përfundimisht jashtë loje mbeti Die Linke,( ish komunistët) sepse kanë mbetur nën 5 përqindëshin e kuotës, kurse me ekstremistët e djathtë AFD refuzon secila palë të bisedoi me ta.

Olaf Scholz SPD deklaroi se zgjedhësit e duan ndryshimin, prandaj porosia e tyre ishte që partitë që kanë treguar rritje siç ishin SPD, Ekologët dhe FDP duhet ta formojnë qeverinë, kurse ata që kanë humbur votues në përqindje të lartë siç ishin CDU dhe CSU duhet të mbesin në opozitë.

Kurse Armin Laschet CDU para mediave po ashtu tha : kancelar i ardhëm i shtetit do të jetë ai i cili në parlament e grumbullon shumicën. Pra gjithëçka mbetet e hapur. Javët e ardhëshme do të dëshmojnë se si do të zhvillohen ngjarjet.

Partia Ekologjike dhe FDP me ” rol mbretëror ”

Siç duket për herë të parë partitë e rendit të dytë në këtë rast, do të vendosin për të ardhmen e shteti. Duke e parë rolin e tyre FDP dhe Patia Ekologjike, së pari do të takohen mes vete për të biseduar për mundësitë e koalicionit. Nëse ata pajtohen mes vete dhe i afrojnë qëndrimet, pastaj do ta ftonin Olaf Scholz SPD në bisedën e koalicionet, kurse bisedën përfundimtare para se të marrin vendimin e tyre do ta bënin me Armin Laschet CDU.

Ekziston mundësia tjetër që partitë fituese SPD dhe CDU / CSU, të vendosin për koalicionin e madh i cili është në pushtet momentalisht. Pyetja delikate do të ishte se cila parti do të lëshonte pe, për të vendosur për kancelarin e ardhshëm. Edhe zgjedhësit po edhe këta dy partner SPD, CDU momentalisht nuk janë për koalicionin e madh sepse partneriteti i tyre nuk funksiononte si duhet, prandaj me të drejtë kërkohet ndryshimi.

Pra ndryshimin mund ta kurorëzojnë vetëm Partia Ekologjike dhe FDP që kanë “rolin mbretëror”, për të vendosur për kancelarin dhe koalicionin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat