Kryeministri i Greqisë tregon a duan garë armësh me Turqinë

Evropë

Kryeministri i Greqisë tregon a duan garë armësh me Turqinë

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:16
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë të enjten se shteti i tij nuk e ka ndërmend që të bëjë garë armësh me Turqinë dhe shpreson që të tejkalohen dallimet mes dy shteteve.

Komentet e kryeministrit grek janë bërë vetëm dy ditë pasi që Greqia ka nënshkruar një kontratë për mbrojtje me Francën, në vlerë prej 3 miliardë eurosh, përfshirë blerjen e tri anijeve franceze.

Ani pse nuk është i interesuar në garën e armëve, Mitsotakis ka thënë se Greqia duhet t’i mbrojë territorin dhe sovranitetin e saj.

Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë janë përkeqësuar në vitet e fundit për shkak të kërkimeve për gaz të Turqisë në lindje të Detit Mesdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat