Olaf Scholz vetëm një hap larg për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë

Evropë

Olaf Scholz vetëm një hap larg për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:44
Olaf Scholz

Kreu socialdemokrat Olaf Scholz është vetëm një hap larg për t’u bërë kancelari i ri i Gjermanisë, pasi partia e tij hapi bisedimet zyrtare të koalicionit me të gjelbrit dhe liberalët.

Scholz njoftoi se të tre partitë, të cilat kanë vende të mjaftueshme në Bundestag për të formuar një qeveri, ranë dakord për fillimin e negociatave.

“Një fillim i ri është i mundur nëse të treja palët bëhen së bashku,” tha Scholz në një konferencë për  shtyp.

Ai premtoi se do të ulte taksat për të gjithë ata persona që kanë të ardhura të ulëta dhe se do të ofronte paga më të mira.

“Ne duam të punojmë aq mirë sa të rizgjidhemi sërish”, ka vijuar më tej ai.

Social Demokratët fituan zgjedhjet në Gjermani më 26 Shtator me një diferencë të vogël me Unionin Kristian Demokrat të Angela Merkel që përfundoi i dyti, rezultati më i keq zgjedhor i kësaj partie i parë ndonjëherë.

Nëse bisedimet e koalicionit përkeqësohen, teorikisht partia e Merkelit ende mund të formojë një qeveri por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Merkel, e cila drejton Gjermaninë që nga viti 2005, njoftoi në vitin 2018 se nuk do të kandidonte për një mandat të pestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat