Asnjë shenjë se shpërthimi i vullkanit La Palma është afër fundit

Evropë

Asnjë shenjë se shpërthimi i vullkanit La Palma është afër fundit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 17:41
Foto

Nuk ka asnjë shenjë se shpërthimi vullkanik në ishullin spanjoll të La Palmës po përfundon të dielën, katër javë pasi filloi.

Vullkani Cumbre Vieja vazhdoi të prodhojë një zhurmë të vazhdueshme, të shoqëruar me dhjetëra tërmete të vegjël.

Shtylla e hirit e nxjerrë nga krateret ishte e lartë disa kilometra dhe vazhdoi të mbulonte një zonë të gjerë me hirin vullkanik.

Vullkani deri më tani ka shkatërruar më shumë se 1 mijë e 800 ndërtesa, megjithëse evakuimet e shpejta kanë ndihmuar në shmangien e viktimave në ishull, raporton AP.

Pamjet e fundit satelitore treguan se shkëmbi i shkrirë ka mbuluar 754 hektarë shumica e tij në fshat dhe tokë bujqësore.

Pothuajse 60 kilometra rrugë janë shkatërruar gjithashtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat