Një tjetër shtet evropian në kolaps nga kriza energjetike

Evropë

Një tjetër shtet evropian në kolaps nga kriza energjetike

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 22:48
Moldavi

55 nga 63 ligjvënësit e Partisë në pushtet Aksion dhe Solidaritet votuan në favor të masës së jashtëzakonshme. Aktualisht Moldavia e merr gazin e saj për nevojat e saj për ngrohje dhe industrinë nga Rusia nëpërmjet Moldovagaz, një kompani e krijuar me gjigantin rus Gazprom.

Tani me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme njëmujore Chisinau do të mund të marrë gaz nga vende të tjera evropiane.

“Ne duhet të përballemi me këtë situatë kritike”, i tha parlamentit kryeministrja moldave Natalia Gavrilita.

Vendet evropiane kanë akuzuar Moskën për përkeqësimin e krizës duke refuzuar të japë gaz shtesë. Rusia i ka hedhur poshtë akuzat. Gavrilita tha se Moldavia ishte ende duke negociuar me Gazprom për të zgjidhur krizën, por tha se ajo nuk kishte “nuk kishte besim” në suksesin e tyre. Kryeministri shtoi se ishte “e nevojshme të veprohet” për të parandaluar Moldavinë nga privimi i gazit dhe ka akuzuar dy kompanitë se nuk i kanë mbajtur premtimet e tyre për furnizimet.

Në shtator, Gazprom dhe Moldovagaz ranë dakord të zgjasin kontratën e tyre deri më 31 Tetor. Por vitin e kaluar kompania ruse ngriti çmimet e saj pasi Evropa përballet me një krizë gazi për shkak të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë dhe stoqeve të ulëta para dimrit. Kritikët e Kremlinit argumentojnë se Moska rriti tarifat për të ndëshkuar Moldavinë pas zgjedhjes së presidentit pro-evropian Maia Sandu në vitin 2020. Negociatat janë gjithashtu të komplikuara pasi gazi moldav duhet të kalojë përmes territorit pro-rus të Transdniestrisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat