Policia gjermane ndalon ithtarët e Hitlerit, donin të sulmonin emigrantët në kufi

Evropë

Policia gjermane ndalon ithtarët e Hitlerit, donin të sulmonin emigrantët në kufi

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 15:06
Gjermani

Policia gjermane thotë se ka ndaluar më shumë se 50 vigjilentë të ekstremit të djathtë të armatosur me spërkatës sprej piper, bajoneta, hanxhar dhe shkopinj, të cilët po përpiqeshin të patrullonin kufirin polak për të ndaluar emigrantët të hynin në vend.

Vigjilentët po ndiqnin një thirrje nga Rruga e Tretë, një parti e ekstremit të djathtë me lidhje të dyshuara me grupet neo-naziste, që anëtarët e saj të ndalonin kalimet e paligjshme pranë qytetit të Guben.

Policia sekuestroi armët dhe i detyroi të dyshuarit të largoheshin nga zona vonë të shtunën dhe në orët e para të së dielës, tha një zëdhënës. Ata kishin udhëtuar drejt kufirit polak nga e gjithë Gjermania.

Dhjetëra njerëz mbajtën një takim në Guben të shtunën për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj patrullave të planifikuara të ekstremit të djathtë.

Gjermania ka vendosur 800 policë shtesë në kufirin polak për të kontrolluar fluksin e emigrantëve që përpiqen të hyjnë në BE nga Bjellorusia, citohet të ketë thënë ministri i Brendshëm të dielën.

"Qindra oficerë janë aktualisht në detyrë atje ditë e natë. Nëse është e nevojshme, jam i përgatitur t'i përforcoj edhe më tej", tha Horst Seehofer për Bild am Sonntag.

Seehofer tha se kishte pasur tashmë 6,162 hyrje të paautorizuara në Gjermani nga Bjellorusia dhe Polonia këtë vit.

Ai tha javën e kaluar se Gjermania nuk kishte ndërmend të mbyllte kufirin me Poloninë, por të dielën ai tha se vendit mund t'i duhet të konsideronte rikthimin e kontrolleve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat