Të rinjtë pro-palestinezë tentuan të futen në objekt, momenti kur ambasadorja izraelite në Britani largohet me urgjencë

Evropë

Të rinjtë pro-palestinezë tentuan të futen në objekt, momenti kur ambasadorja izraelite në Britani largohet me urgjencë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Foto

Ambasadorja izraelite në Mbretërinë e Bashkuara, gjatë mbrëmjes së kaluar është nxjerrë me urgjencë nga një shkollë në Londër, kjo për shkak se një grup studentësh pro-palestinezë tentuan të futen brenda objektit të shkollës.

Tzipi Hotovely u fut me urgjencë në veturën diplomatike nga truprojat, dhe me shpejtësi u larguan nga protestuesit që bërtisnin dhe tentonin ta kapnin..

Diplomatja ishte ftuar të jetë pjesë e një debati dhe po mbante në duar një buqetë me lule, kur turma filluan të bërtasin “a nuk të vjen turp”.

Në anën tjetër ministrat e qeverisë britanike Nadhim Zahawi dhe James Cleverly kanë dënuar “sjelljet agresive dhe kërcënuese”.

Pamjet e këtij momenti janë kapur nga kamerat e mediave britanike, dhe mund të shihet se si sigurimi i ambasadores izraelite në Britani alarmohen pasi e shohin turmën duke bërtitur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat