“Shembet” kriptomonedha e parë greke, si ëndrra e investitorëve u shndërrua në një “makth”

Evropë

“Shembet” kriptomonedha e parë greke, si ëndrra e investitorëve u shndërrua në një “makth”

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 10:09
llenic Coin

Çmimi i Hellenic Coin, i krijuar në vitin 2015 nga një grup zhvilluesish të blockchain-it grek, ra në 0,283651 dollarë të premten, më 19 nëntor , duke regjistruar një humbje prej 36,2%.

Me këtë rënie drastike, thënë ndryshe, monedha greke virtuale ka humbur 94,1% të vlerës së saj që nga kur arriti në 4,84 dollarë më 14 qershor 2021.
Oferta maksimale e HNC Coin mund të arrijë në 100,000,000 monedha, me monedhat aktualisht në qarkullim që i afrohen 83,000,000.

Vlera e kapitalizimit të saj është 76,500,000 dollarë, sipas kompanisë në faqen e saj të internetit.

Monedha HNC: Një monedhë me “qëllim të dyfishtë”.
Në vitin 2015, ndërkohë që tregu i kriptomonedhave kishte nisur, u shfaq kriptomonedha e parë greke: emri i saj ishte Hellenic Coin (HNC Coin). Siç u njoftua përmes teksteve paraprake, ajo ishte një “monedhë me qëllime të dyfishta”. Domethënë një mjet pagese dhe një mjet investimi inovativ.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat