Grekët hapin zjarr ndaj emigrantëve, reagon Turqia

Evropë

Grekët hapin zjarr ndaj emigrantëve, reagon Turqia

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

“Njerëzimi është shkelur sërish në Egje,” thotë zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay pasi pamjet zbuluan se roja bregdetare greke kishte hapur zjarr ndaj një varke që transportonte emigrantë të ilegalë në ujërat territoriale turke.

Fuat Oktay ka kritikuar forcat greke pasi u shfaqën pamjet e varkës me emigrantë, ku ndodheshin edhe gra dhe fëmijë.

Duke kujtuar takimin e tij me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian Margaritis Schinas të shtunën, Oktay shkroi se ai përcolli shqetësimet e tij ndaj sjelljeve mizore të Greqisë.

Pamjet e kapura në periudha të ndryshme tregojnë se forcat greke zmbrapsnin migrantët e parregullt, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa shihet se rojet bregdetare greke po shtyenin varkat drejt ujrave turke.

Forcat greke përdorën gjithashtu manovra të rrezikshme dhe tentuan të fundosnin varkën e emigrantëve për të mos lejuar kalimin e saj.

Turqia ka qenë një pikë kyçe tranziti për azilkërkuesit që synojnë të kalojnë në Europë për të filluar një jetë të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat