Stuhia në Britani, 3 viktima deri tani

Evropë

Stuhia në Britani, 3 viktima deri tani

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 15:42
Stuhia Arwen e cila goditi Britaninë ditët e fundit ka shkaktuar tri viktima

Pjesa veriore e Britanisë dhe Skocia janë përfshirë nga një stuhi e fortë e cilat u ka marrë jetën 3 personave. Linjat hekurudhore dhe akset kryesore rrugore u bllokuan, ndërkohë që mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Zyra meteorologjike e Britanisë bën thirrje për kujdes dhe shmangie të lëvizjes pasi situata ende paraqitet e rrezikshme.

Stuhia Arwen e cila goditi Britaninë ditët e fundit ka shkaktuar tri viktima.

Një 35-vjeçar raportohet se ka vdekur pasi kamioni i tij është goditur nga një pemë në zonën e Aberdeenshire.

Po ashtu në të njëjtën mënyrë kanë humbur jetën edhe dy personat e tjerë, njëri prej të cilëve raportohet se ishte mësues.

Pasagjerët e një prej linajve hekurudhore kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 17 orë, ndërkohë që kompanitë e mëdha të trenave kanë bërë thirje të mos udhëtohet në veri Jorkut, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar rrjeti hekurudhor.

Dhjetëra njerëz dhe automjete kanë mbetur të bllokuara për shkak të reshjeve të borës, ndërkohë që në Skoci më shumë se 100,000 banorëve iu është ndërprerë energjia elektrike.

Rreth 120 kamionë kanë mbetur “të mbërthyer në dëborë” në një pjesë të autostradës midis Mançesterit dhe Leedsit në Anglinë veriore, ka deklaruar policia përmes një postimi në Twitter, të cilin e ka shoqëruar me foto të rrugëve të mbuluara me dëborë.

Ndonësë erërat janë lehtësuar, Zyra Metereologjike e Britanisë ka bërë thirrje të shmanget lëvizja, për shkak të rrezikut të akullit.

Sipas Met Office gjatë këtyre ditëve është regjistruar një shifër rekord e shpejtësisë së erërave, të cilat kanë prekur një pjesë të madhe të vendeve të Britanisë.

Stuhia Arwen gjithashtu ka anuluar disa aktivitet sportive të rëndësishme në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat