Rritet inflacioni në eurozonë

Evropë

Rritet inflacioni në eurozonë

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Rritja e inflacionit në Eurozonë arrin në 4.9 për qind në nivel vjetor në nëntor të këtij viti, sipas vlerësimit të sotëm të Eurostat, zyrës statistikore të Bashkimit Evropian.

Çmimet e konsumit në bllokun monetar të 19 vendeve u përshpejtuan në nëntor nga një normë rritjeje vjetore prej 4.1 për qind në tetor, sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Eurostat.

Sipas rezultateve të para, vlerësohet se çmimet e energjisë do të prijnë ndër komponentët e inflacionit me një rritje vjetore në nëntor prej 27.4 për qind (23.7% në tetor).

Sipas statistikave, çmimet e shërbimeve u rritën në nëntor me 2,7 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar (2.1 për qind në tetor), mallrat industriale jo energjetike u rritën me 2,4 për qind (2 për qind në tetor), si dhe ushqimet, alkooli dhe duhani me 2.2 për qind (1.9% në tetor).

Nga vendet anëtare të eurozonës, norma më e lartë e inflacionit nga viti në vit pritet në nëntor nga Lituania (9.3%), e ndjekur nga Estonia (8.4%), Letonia (7.4%), Belgjika (7.1%), Luksemburgu (6.3%), dhe ekonomia më e madhe evropiane - Gjermania, me një rritje të çmimeve të konsumit prej 6 për qind.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat