75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

Evropë

75 të vdekur nga koronavirusi në Itali të shtunën

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Italia i ka regjistruar 75 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit, derisa numri i personave të infektuar shkoi në 16.632, nga 636.592 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i pacientëve të shtrirë në spitalet për COVID-19 është 5.428.

Italia ka regjistruar 134.152 të vdekur nga koronavirusi që nga shkurti i 2020-s, kur kishte nisur të shfaqej pandemia.

Ajo është shteti i dytë e numrin më të lartë të viktimave me COVID-19 në Evropë, e i nënti në botë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat