Nga sot në Itali aktivizohet Green Pass dhe Super Green Pass

Evropë

Nga sot në Itali aktivizohet Green Pass dhe Super Green Pass

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:24
Ilustrim

Prej ditës së sotme Italia nis aplikimin e masave të reja antiCovid që aktivizojnë Green Pass-in e detyruar në mjetet e transportit publik, e në udhëtimet ajrore e detare, si dhe Super Green Pass-in i cili lëshohet vetëm për personat e vaksinuar apo që e kanë kaluar koronavirusit, duke përjashtuar mundësinë e tamponeve.

Këto masa të reja do të jenë në fuqi deri më 15 janar 2022 e synojnë mbajtjen nën kontroll të rrezikut të infektimit nga variantet e reja të virusit e vaksinimin e asaj pjese të popullsisë ende e pa vaksinuar.

Green Pass-i e Super Green Pass-i do të jetë aktivë në të gjithë territorin italian e në varësi të ngjyrave e bardhë, e verdhë e portokalle që do të ketë rreziku pandemik i banorëve.

Super Green Pass-i do të lejoj konsumin në ambientet e brendhsme të lokaleve e restoranteve, në festa e ceremoni civile e fetare, në salla kërcimi, diskoteka, gara sportive, palestra, sala kinemaje, teatro, spektakle.

Green Pass-i bazik, pra vaksinim, shërim o tampon do të përdoret në të gjitha mjetet e transportit publik e ne atë ajror e për kontrollin e tyre qeveria italiane ka aktivizuar një personel të caktuar në hyrje daljet e stacioneve hekurudhore, metropolitane, në linjat e autobuzëve e aeroporte.

Ministria e Brendshme Italiane informon se në kryeqytetin italian Romë, janë aktualisht rreth 70 punonjës në shërbim të kontrollit të pashaportës e super pashaportës jeshile.

Green Pass-i bazik do të lejohet vetëm në linjat e transportit publik e për shvillimin normal të procesit të punës. Jeta sociale, pjesëmarrja në aktivitet të ndryshme do të lejohet vetëm për pesonat e vaksinuar e që kanë kaluar koronavirusin, certifikuar brenda gjashtë mujave të fundit, pra që janë pajisur me Super Green Pass.

Mungesa e Green Pass-it do të sjell një gjobitje prej 400 euro e nëse e paguan brenda 5 ditëve do të ulet në 280 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat