Tronditi Turqinë, dyshohet se bossi i mafias është arrestuar

Evropë

Tronditi Turqinë, dyshohet se bossi i mafias është arrestuar

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:19
Sedat Peker

Informacioni për arrestimin e bosit të mafias turke dhe kundërshtarit të Erdoganit, Sedat Peker, është  transmetuar nga Al Jazeera. Megjithatë, pak më vonë është rindërtuar lajmin dhe tani i referohet një “versioni të mundshëm arrestimi të Pekerit”.

Turqia ka kërkuar ekstradimin e Peker, i cili pak muaj më parë ka bërë një seri akuzash kundër zyrtarëve të qeverisë turke dhe të qeverisë në territoret e pushtuara. Ai u vu në shënjestër kryesisht nga ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Vlen të theksohet se informacioni fillestar për arrestimin e Pekerit, i cili nuk u verifikua, përkoi me vizitën e sotme të Rexhep Tajip Erdogan në Katar. Në fakt, përpara se të nisej për në Katar, Erdogan tha se Ankaraja dëshiron të zhvillojë marrëdhëniet e saj me vendet e Gjirit “pa diskriminim”.

Përveç kësaj, artikulli i Al Jazeera kujton vizitën e fundit të Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Ankara, i cili u takua me Erdoganin dhe nënshkroi “marrëveshje shumë miliarda dollarësh”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat