Çifti grek arrestohet në Turqi pasi shkelën në zonë të ndaluar

Evropë

Çifti grek arrestohet në Turqi pasi shkelën në zonë të ndaluar

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 09:32
Manolis Valasoudis dhe gruaja

Një polic grek që shërbente në Drejtorinë e Policisë së Ferës u arrestua së bashku me bashkëshorten nga autoritetet turke ditën e djeshme.

Polici 41-vjeçar kishte shkuar në një udhëtim nga Kopshtet drejt Turqisë, së bashku me gruan duke u ndaluar nga policia turke në zonën e madhe të Edrenesë. Pala turke pretendonte se çifti po lëvizte në një zonë të ndaluar ushtarake.

Polici quhet Manolis Valasoudis dhe shërben në Drejtorinë e Policisë së Ferës. Sipas rrjetit turk Haberturk, polici grek dhe gruaja që e shoqëronte u arrestuan nga Garda Ushtarake pasi kishin hyrë ilegalisht në një zonë ushtarake në kufi. Por, vetë polici pretendon se janë gjetur gabimisht aty, duke ndjekur udhëzimet e GPS.

Çifti u liruan përkohësisht me kushte kufizuese nga organet kompetente gjyqësore të Edrenesë. Kushti i vetëm ishte që të qëndronin 48 orë në Turqi për të kryer kontrollin e celularëve.

Polici grek ia atribuon një gabim në sistemin e lundrimit sesi u gjetën në zonën e ndaluar ushtarake të Andrianoupolis, ku si pasojë u arrestuan ai dhe partnerja e tij.

Gjatë marrjes në pyetje ata deklaruan se kishin hyrë në Turqi përmes portës kufitare Ipsala dhe kanë shkuar në qendër të Edrenesë, ku kanë bërë pazaret. Siç tha ai, kishte dy alternativa nga GPS, duke zgjedhur më në fund rrugën më të shkurtër. Për pasojë, xhandarmëria i ndaloi dhe i arrestoi.

“Ne kishim ardhur për të bërë pazar, nuk kishim qëllim tjetër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat