Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

Evropë

Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 21:11
Migrantët nga Lindja e Mesme të cilët presin të kalojnë kufirin në mes të Bjellorusisë dhe Polonisë

Qeveria çeke ka miratuar më 8 dhjetor shpërndarjen e së paku 150 ushtarëve të saj në kufirin me Bjellorusinë, për të ndihmuar Poloninë në frenimin e valës së migrantëve nga Bjellorusia.

Sipas këtij plani të qeverisë, që pritet të miratohet, Çekia do të bëhet shteti i tretë që dërgon ushtarë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë, shkruan Reuters.

Më herët këtë e bënë, Estonia dhe Britania e Madhe.

“Qeveria miratoi dërgimin e trupave për mbrojtjen e kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë” shkroi ministri çek i Mbrojtjes në Twitter.

Ditëve të fundit megjithatë ka rënë numri i migrantëve nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të kalojnë nga Bjellorusia në Poloni, ndërkaq roja kufitare polake më 7 dhjetor njoftoi se ka evidentuar 51 tentime.

Polonia ka akuzuar shërbimet inteligjente bjelloruse për ndihmë migrantëve për të kaluar kufirin dhe për të provokuar trupat polake, derisa Minsku e mohoi këtë.

Bjellorusia po ashtu mohon akuzat e Bashkimit Evropian që ka shkaktuar krizën me migrantë si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit, të cilat u vendosën ndaj Bjellorusisë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut pas zgjedhjeve presidenciale në vend.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat