Rekord infektimesh me Covid-19 në Itali

Evropë

Rekord infektimesh me Covid-19 në Itali

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:33
Itali

Italia shënoi për të dytën ditë radhazi, një rekord të ri me mbi 21 mijë raste infektimesh, shifra më e lartë prej fillimit të Prillit. Në rritje të lehtë janë edhe vdekjet ditore, ndonëse shumë herë më të ulëta krahasuar me valët e periudhave para nisjes së vaksinimit. Të ulëta janë edhe shtrimet në spitale.

Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit në këtë vend, ndikim në valën e përhapjes ka edhe reduktimi i efikasitetit të vaksinës. Siç vlerësojnë ekspertët, efektshmëria e dy dozave reduktohet ndjeshëm pas 5 muajsh, teksa ata rekomandojnë dozën e tretë përforcuese.

Italia është ndër vendet europiane me kuotën më të lartë të vaksinimit, në rreth 80% të popullsisë. 

Ndërsa në Britaninë e Madhe, autoritetet thonë se në spitale po shënohen edhe të shtruarit e parë me Omicron.

Në të gjithë vendin numërohen rreth 1900 të infektuar me variantin e ri. Ekspertët druhen se infektimet me Omicron, mund të shkaktojnë një valë të re dyndjesh në spitale, pasi ky konsiderohet si varianti që përhapet më shpejt krahasuar me mutacionet pararendës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat