Franca do të kufizojë në mënyrë drastike udhëtimet nga Britania

Evropë

Franca do të kufizojë në mënyrë drastike udhëtimet nga Britania

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Franca po shtrëngon kufizimet e Covid për udhëtarët që vijnë nga Britania, pasi qeveria në Paris përpiqet të ngadalësojë përhapjen e variantit Omicron, raporton BBC.

Zyra e kryeministrit francez tha se nga e shtuna të gjithë jorezidentët do të duhet të japin një arsye bindëse për të udhëtuar në Francë.

Të gjithë të ardhurit do të duhet të japin një test negativ Covid më pak se 24 orë të vjetër dhe të izolohen për të paktën dy ditë.

Rastet e konfirmuara të Omicron janë aktualisht shumë më të larta në Britani sesa në Francë.

Mbretëria e Bashkuar regjistroi 78,610 raste të reja me Covid të mërkurën - numri më i lartë ditor i raportuar që nga fillimi i pandemisë.

Pak më shumë se 10 mijë janë konfirmuar si Omicron, por mendohet se rreth dyfishi i këtij numri janë raste të variantit të ri.

Franca raportoi 65,713 raste të reja me Covid gjatë një periudhe të ngjashme, por ka vetëm 240 raste të konfirmuara të Omicron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat