Ish-kancelarja Merkel fotografohet në market, Bild tregon çka bleu ajo

Evropë

Ish-kancelarja Merkel fotografohet në market, Bild tregon çka bleu ajo

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 15:29
Angela Merkel

E larguar përfundimisht nga politika ish-kancelarja gjermane Angel Merkel po vijon jetën e saj normale. Së fundmi ajo është fotografuar në supermarketin e saj të preferuar në Berlin.

Merkel në pension bleu një sallam “chorizo”, sipas gazetës gjermane “Bild” teksa bënte pazar në supermarketin “KaDeWe” në kryeqytetin gjerman.

Produkti që ish-kancelarja mban në duar nuk është gjerman, por spanjoll dhe madje i shtrenjtë, 34.8 euro.

Image
Produkti që ish-kancelarja mban në duar nuk është gjerman

“Chorizo” ​​spanjoll është bërë nga mishi i derrit i tymosur dhe kripë.

Merkel mund të mos shpenzojë shumë para për rrobat e saj, por për ushqim gjërat ndryshojnë.

Sipas “Shoqatës së Tatimpaguesve”, ajo merr një pension mujor prej rreth 15 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat