Më shumë se 10 mijë raste të reja me variantin Omicron në Mbretërinë e Bashkuar

Evropë

Më shumë se 10 mijë raste të reja me variantin Omicron në Mbretërinë e Bashkuar

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) ka raportuar 10,059 raste të reja të variantit Omicron në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas The Guardian, kjo do të thotë se numri total i rasteve nga ky variant në vend u rrit në më shumë se 24 mijë.

Më shumë se 90 mijë raste të reja të coronavirusit janë raportuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe 125 persona kanë vdekur nga COVID-19, sipas shifrave të fundit zyrtare.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se varianti Omicron i coronavirusit po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta në vendet me transmetim të dokumentuar në komunitet, derisa numri po dyfishohet nga 1.5 deri në 3 ditë.

Në një përditësim të shtunën, agjencia shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha Omicroni është raportuar në 89 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat