Britani/ Asnjë masë për të ndaluar shpërthimin e Omicron para ndërrimit të viteve

Evropë

Britani/ Asnjë masë për të ndaluar shpërthimin e Omicron para ndërrimit të viteve

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Qeveria britanike siguroi sot se për shkak të covid-19 nuk do të vendosen kufizime të reja në Britaninë e Madhe para vitit të ri.

Ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se nuk do të merren masa të reja për të frenuar përhapjen e variantit Omicron në ditët në vijim.

“Kur të hyjmë në vitin e ri, sigurisht që do të shohim nëse duhet të ndërmarrim veprime të mëtejshme”, shtoi ai.

Sipas Javid, varianti Omicron është përgjegjës për rreth 90% të rasteve të reja në Angli. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në kuadër të ngjarjeve festive për Vitin e Ri.

Kujtojmë se Britania është ndër të paktat vende që ka vendosur të mos shtrëngojë masat pas shpërthimit të variantit Omicron dhe me afrimin e Vitit të Ri. Tashmë shumë shtete europiane përfshirë Gjermaninë, Greqinë, por jo vetëmkan anuluar ngjarjet festive publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat