​Britania thyen edhe një rekord ditor – 183.037 infeksione të reja

Evropë

​Britania thyen edhe një rekord ditor – 183.037 infeksione të reja

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:11
Ilustrim

Britania e Madhe raportoi sot 183.037 raste me COVID-19, që është një rekord i ri ditor, dhe mbi 53.000 raste më shumë se shifra e mëparshme më e lartë e regjistruar vetëm një ditë më parë, treguan të dhënat e qeverisë.

Rritja e shkaktuar nga varianti omikron shumë i transmetueshëm i virusit përkon edhe me rritjen e numrit të të shtruarve në spital që rezultuan pozitivë për koronavirusin, raporton Reuters.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, kryeministri Boris Johnson njoftoi se nuk do të vendosë kufizime të reja në Angli këtë vit, në mënyrë që të ndalojë përhapjen e omicron, i cili tani përbën 90% të të gjitha infeksioneve në popullatë, sipas zyrtarëve shëndetësorë.

Johnson tha se një numër i madh njerëzish morën një dozë përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe se tani arrin në më shumë se 33 milionë ose rreth 58 për qind e popullsisë mbi moshën 12-vjeç, që do të thotë se nuk ka nevojë për masa të reja para festimeve të Vitit të Ri.

“Gëzojeni Vitin e Ri me maturi dhe kujdes. Kemi raste që sigurisht janë në rritje, kemi shumë raste të një lloji të ri, por nga ana tjetër mund të shohim nga të dhënat për simptomat relativisht të lehta të omicronit”, tha kryeministri britanik.

Shifrat, të cilat përfshijnë shifra pesë-ditore për Irlandën e Veriut për shkak të dallimeve në raportimin gjatë Krishtlindjes, tregojnë një rritje të infeksioneve nga niveli më i ulët i mëparshëm i së martës prej pak më pak se 130.000, deri në 41.4 për qind në shtatë ditët e fundit.

Gjithashtu, shtrimet në spital po rriten me shpejtësi dhe sipas të dhënave zyrtare, sot në spitalet e Anglisë janë 10.462 persona me COVID-19, që është 916 më shumë se një ditë më parë.

Prej tyre, 771 janë me respiratorë, një numër që ndryshoi pak në dhjetor, dhe Johnson tha se disa mjekë i thanë se deri në 90 për qind e pacientëve me COVID- 19 në kujdesin intensiv nuk kishin marrë një dozë të tretë të vaksinës.

Gjithashtu, 57 vdekje u regjistruan sot, krahasuar me 18 të martën, por kjo është dukshëm nën shifrat e raportuara në fillim të këtij muaji, sipas Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat