Greqia konfirmoi 18 mijë e 592 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me 97 prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, tha të dielën Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Që nga fillimi i pandemisë, vendi ka konfirmuar 1 milion e 507 mijë e 616 të infektuar me COVID-19. Në rastet e 7 ditëve të fundit, 588 të infektuar lidhen me udhëtime nga jashtë.
Gjithashtu janë regjistruar 66 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e viktimave nga pandemia në 20 mijë e 910. Prej tyre, 95.1 përqind kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin të moshës 70 vjeç e lart.
Gjithsej 626 pacientë janë në respiratorë në spitale. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 80.7 për qind kanë një gjendje themelore dhe/ose janë të moshës 70 vjeç e lart. Nga totali, 545 (84,89 për qind) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 97 (15,11 për qind) janë plotësisht të vaksinuar, shkruan Thenationalherald.
Gjithashtu, 632 pacientë COVID-19 janë shtruar në spital në 24 orët e fundit Mesatarja e pranimit të pacientëve me COVID-19 në spitale gjatë 7 ditëve të fundit ishte 556.