Turqia ndryshon emrin, nga Turkey do të quhet Turkiye

Evropë

Turqia ndryshon emrin, nga Turkey do të quhet Turkiye

Më: 17 janar 2022 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

Autoritetet turke kanë vendosur ta ribrendojë imazhin e vendit në botë, e televizioni turk TRT ka treguar se pse po e bënë një gjë të tillë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar ndryshimet duke ndërruar ndërkombëtarisht emrin e njohur si “Turkey” në “Turkiye”.

“Fjala Turkiye prezanton kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në kumtesën e televizionit turk.

Ndërrimi i emrit të një shteti nuk është diçka e rrallë. Ribrendimi nacional mund të ndodhë për shumë arsye, të prezantohet në një imazh pozitiv apo ndoshta për shkak të politikës.

TRT merr shembullin e Holandës që ndryshoi emrin apo rastin e Maqedonisë, që së fundmi pas negociatave disa vjetore me Greqinë u dakordua për emrin Maqedonia e Veriut.

Irani në vitin 1935 ndërroi emrin, që më herët quhet Persia. Në gjuhën turke, vendi quhet Turkiye. E ky shtet pranoi këtë emër pas vitit 1923 kur edhe e fitoi pavarësinë nga fuqitë perëndimore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat