Debat i madh në Angli pas deklaratës së ish-ministres

Evropë

Debat i madh në Angli pas deklaratës së ish-ministres

Më: 23 janar 2022 Në ora: 07:34
Nusrat Ghani

Deputetja e Anglisë, Nusrat Ghani, pretendon se është shkarkuar nga posti i saj i ministres në vitin 2020, për shkak të besimit të saj, raporton The Times.

Deputetja konservatore ka akuzuar “kamxhikun” e partisë sepse ky i fundit, sipas saj, e ka pushuar nga pozita e ministres me arsyetimin se feja e saj po i bënte kolegët e saj të mos ndihen rehat.

Ghani, 49-vjeçare, u shkarkua nga pozita në shkurt të vitit 2020. Ajo pretendon se një nga “kamxhikët” e partisë i ka thënë se “myslimanizmi i saj u ngrit si cështje” në një takim dhe për shkak të kësaj kolegët e punës nuk po ndiheshin rehat.

“Ishte si të goditeshin me grusht në stomak,” tha ajo. “U ndjeva e poshtëruar dhe e pafuqishme.”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat