Vdes personi që sulmoi disa persona në Gjermani

Evropë

Vdes personi që sulmoi disa persona në Gjermani

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:04
Shenjë për ndalje diku në Gjermani. Fotografi ilustruese nga arkivi

Policia gjermane ka thënë se një sulmues me armë zjarri ka plagosur disa persona në një sallë universitare në qytetin jugperëndimor, Heidelberg.

Policia ka thënë përmes një deklarate se sulmuesi është i vdekur, mirëpo nuk ka dhënë hollësi si ka ndodhur kjo gjë dhe as nuk ka specifikuar sa persona janë plagosur në sulm dhe si është gjendja e tyre.

Agjencia gjermane e lajmeve, dpa, dhe e përditshmja tjetër, Bild, kanë thënë se sulmuesi ka vrarë veten.

Zyrtarë të sigurisë kanë thënë se shenjat e para tregojnë se sulmuesi nuk ka pasur motive politike apo fetare.

Policia ka thënë se arma e përdorur në sulm ka qenë armë zjarri me tytë të gjatë.

Universiteti Heidelberg është universiteti më i vjetër në Gjermani.

Ai është themeluar më 1386.

Qyteti ka rreth 160,000 banorë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat