Çekët do t’i dhurojnë Ukrainës katër mijë predha artilerie

Evropë

Çekët do t’i dhurojnë Ukrainës katër mijë predha artilerie

Më: 26 janar 2022 Në ora: 19:34
Ilustrim

Ukaraina është në prag të luftës me Rusinë.

Ministria çeke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se do të dhurojë katër mijë predha artilerie për Ukrainën në ditët në vijim.

“Dhurata me vlerë 36,6 milionë korona çeke (1,5 milionë euro, 1,7 milionë dollarë) u miratua nga qeveria sot”, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Jakub Fajnor për agjencinë e lajmeve AFP.

Dhurata përfshin 4006 predha me një kalibër 152 milimetra, tha ministria e mbrojtjes në faqen e saj të internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat