Erdogan shërohet nga COVID-19, por jo edhe gruaja e tij

Evropë

Erdogan shërohet nga COVID-19, por jo edhe gruaja e tij

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 23:33
Rexhep Tayyip Erdogan me gruan e tij

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, i cili doli të shtunën pozitiv me COVID-19, është shëruar, teksa ka rezultuar negativ.

Erdogan falënderoi mjekët dhe gjithë personat që u lutën nga mbarë bota për shëndetin e tij dhe bashkëshortes së tij.

“Falë Zotit, testet që kemi bërë këto dy ditët e fundit kanë rezultuar negative. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për vëllezërit dhe motrat e mia që na mbështetën me lutjet dhe mesazhet e tyre të bukura nga i gjithë vendi dhe bota gjatë këtij procesi”.

Mes tjerash, ai bëri të ditur se Zonja e Parë e Turqisë, Emina Erdogan, e cila gjithashtu rezultoi pozitive, ka ende simptoma të lehta të virusit.

“Edhe gruaja ime, Emine Erdogan, vuan nga kjo sëmundje me simptoma shumë të lehta. Shpresoj që testet e saj të dalin negative së shpejti,” ka thënë Erdogan në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat