Qeveria u bën thirrje britanikëve në Ukrainë: Largohuni menjëherë!

Evropë

Qeveria u bën thirrje britanikëve në Ukrainë: Largohuni menjëherë!

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:13
Ukrainë

Qeveria e Britanisë së Madhe përmes një njoftimi që ka publikuar disa minuta më parë, u ka bërë thirrje qytetarëve britanikë që jetojnë në Ukrainë, të largohen nga Ukrainë menjëherë.

Në njoftimin e qeverisë thuhet se qytetarët britanikë në Ukrainë duhet të largohen tani derisa mjetet e transportit janë ende në dispozicion.

“Shtetasit britanikë këshilluan të largohen menjëherë nga Ukraina”, theksohet në njoftim.

“Shtetasit britanikë që aktualisht janë në Ukrainë duhet të largohen tani ndërsa mjetet tregtare janë ende të disponueshme”, thuhet në njoftim.

Rusia ka dërguar mbi 100 mijë ushtarë në kufi të Ukrainës, e bisedimet për paqe në mes të perëndimit dhe Rusisë lidhur me këtë çështje nuk po shënojnë progres.

Ngjashëm si Britania e madhe, edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët amerikanë të largohen nga Ukraina për çështje sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat