Publikohet harta, ja si është rrethuar Ukraina, 35 mijë trupa ruse gati të hyjnë në Kiev. Alarmi i fundit i Britanisë

Evropë

Publikohet harta, ja si është rrethuar Ukraina, 35 mijë trupa ruse gati të hyjnë në Kiev. Alarmi i fundit i Britanisë

Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Britanikëve iu është lëshuar një paralajmërim përfundimtar për t’u larguar nga Ukraina pasi Rusia mund të fillojë të pushtojë në 48 orët e ardhshme. Dyshohet se bombat dhe raketat do të bien mbi qytete – përfshirë kryeqytetin Kiev – brenda disa minutave pasi Vladimir Putin të dërgojë urdhrin.

Kryeministri britanik do t’i telefonojë gjithashtu Presidentit Joe Biden sonte për të diskutuar situatën e përkeqësuar.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë shans për një transport ajror të stilit të Afganistanit për civilët e bllokuar nëse lufta shpërthen këtë javë.

Image
Harta

 

Bota është në teh të thikës, ndërsa inteligjenca amerikane ka frikë se pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë mund të fillojë që të mërkurën.
Z. Heappey lëshoi paralajmërimin rrëqethës pasi tha se “të gjitha kushtet janë vendosur që rusët të nisë një sulm” dhe “mund të ndodhë pa asnjë njoftim”.

Heappey tha gjithashtu se: “Ky nuk është një paralajmërim për diçka që mund të ndodhë në tre muaj. Ky nuk është një paralajmërim që do të pasohet nga paralajmërime të mëtejshme. Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini të ketë dhënë urdhrin, raketat dhe bombat mund të godasin qytetet e Ukrainës”.

Britanika “The Sun” ka publikuar një hartë ku tregon se si Ukraina është rrethuar nga të gjitha drejtimet nga forcat ushtarake ruse.
Nëse Putin do të urdhërojë, 35 mijë trupa mund të mbërrijnë menjëherë në Kiev nga Bjellorusia, ndërkohë që një kontingjent tjetër mund të mbërrijë nga kufiri me Rusinë. Nga ana tjetër harta tregon se edhe Donetsk, një ndër qytetet kryesore pas Kievit mund të bjerë shumë lehtë pasi fare pranë tij ndodhen trupat ruse të vendosura në Krime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat