Sekretari i jashtëm britanik paralajmëron: Pushtimi mbetet një rrezik

Evropë

Sekretari i jashtëm britanik paralajmëron: Pushtimi mbetet një rrezik

Nga: G.B Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 10:47
Makina ushtrake ruse gjatë stërvitjeve në poligonin Kadamovsky në rajonin Rostov të Rusisë. 27 janar 2022.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, thotë se për të besuar këmbënguljen e Rusisë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, duhet të largojë të gjitha trupat e saj pranë kufirit me vendin, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

“Rusët kanë pohuar se nuk kanë plane për një pushtim.

Por ne do të duhet të shohim një largim të plotë të trupave për të treguar se kjo është e vërtetë”, tha Liz Truss për radion LBC këtë mëngjes.

Kur u pyet në lidhje me raportet e mediave se disa trupa ruse po ktheheshin në bazë nga zona kufitare, Truss thotë se duhet të shohë më shumë detaje për të kuptuar nëse kjo ka implikime të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat