Virginia Giuffre pritet të marrë dëmshpërblim nga Princi Andrew

Evropë

Virginia Giuffre pritet të marrë dëmshpërblim nga Princi Andrew

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 07:45
Princi Andrew

Princi Andrew ka rënë dakord se do të paguajë si dëmshpërblim ndaj Virginia Giuffre, e cila e ka akuzuar atë dhe Jeffrey Epstein për sulm seksual.

Sipas BBC, Duka i Jorkut e pranoi se Giuffre kishte vuajtur si viktimë e abuzimit. Ai nuk e pranoi asnjë përgjegjësi dhe gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Avokatja amerikane Lisa Bloom tha se kjo është një fitore e madhe për Giuffre.

“Kjo është një fitore monumentale për Virxhinian,” tha zonja Bloom, e cila përfaqëson disa nga viktimat e dhunuesit seksual Jeffrey Epstein, duke shtuar se kjo ishte një fitore “për njerëzit e zakonshëm duke u ngritur kundër të pasurve dhe të fuqishmëve”.

Giuffre e kishte paditur Dukën e Jorkut, duke pretenduar se ai e kishte sulmuar atë seksualisht në tre raste kur ajo ishte 17 vjeç, gjë që Princi Andrew e ka mohuar vazhdimisht.

Të martën, u bë e ditur se ata kishin arritur një zgjidhje jashtë gjykatës, shkruan BBC.

Një deklaratë nga avokatët e tyre tha se Duka do t’i paguante një shumë të pazbuluar Giuffre dhe do të bënte një “dhurim të konsiderueshëm” për bamirësinë e Giuffre në mbështetje të të drejtave të viktimave.

Ai gjithashtu tha se i vinte keq për lidhjen e tij me Epstein. Princi Andrew i kishte thënë më parë në BBC se nuk i vinte keq që ishte mik me Epstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat