Putini ia bën kërkesën e papritur Ukrainës, veprimi i tij i fundit paralajmëron se do të nisë pushtimin

Evropë

Putini ia bën kërkesën e papritur Ukrainës, veprimi i tij i fundit paralajmëron se do të nisë pushtimin

Nga: A.ZH Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

(E plotësuar 17:55) - Putin thotë se Ukraina duhet të heqë dorë nga synimet e NATO-s

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se vendimi më i mirë që mund të marrë Ukraina do të ishte heqja dorë nga ambicia e saj për t'u bashkuar me NATO-n.

Ai i bën thirrje Ukrainës "të çarmatoset", duke thënë se një "Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë" është kundër Rusisë dhe e papranueshme, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Ai po flet pak pas deklaratës nga shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se kombe si Ukraina kishin të drejtë të kërkonin anëtarësimin në aleancë.

Putin flet për ambicien 'bërthamore' të Ukrainës

Përpara se të mbyllte konferencën e tij të shkurtër për shtyp, Putin tha se bisedat ukrainase për ambiciet bërthamore kishin për qëllim Rusinë - dhe se Moska do të ishte në rrezen e çdo rakete bërthamore ukrainase.

Ai thotë gjithashtu se dislokimi i trupave në Ukrainë varet nga situata në terren.

Putin: Marrëveshja e paqes e Minskut nuk ekziston më

Presidenti rus Vladimir Putin, i është drejtuar popullit të Rusisë.

Ai ka folur para një grupi gazetarësh, duke thënë se marrëveshja e paqes e Minskut në lidhje me Ukrainën lindore u ndërpre.

Ai ka thënë se kjo është bërë shumë përpara se Rusia të lëvizte për të njohur dy rajone separatiste ukrainase, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Marrëveshja, thotë ai, nuk ekziston më.

Deklarata e Putinit vjen pasi parlamenti rus unanimisht i dha dritën e gjelbërt atij, për të dërguar forcat e armatosura jashtë vendit.

Ai zyrtarisht i lejon Putinit të dërgojë trupa në rajonin Donbas të Ukrainës.

Parlamenti voton pro vendosjes së forcave jashtë Rusisë

Dhoma e lartë e parlamentit rus ka votuar unanimisht në favor të dhënies së autoritetit të Presidentit Vladimir Putin, për të vendosur forcat e armatosura jashtë vendit.

Ai zyrtarisht i lejon Putinit të dërgojë trupa në rajonin Donbas të Ukrainës, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Kreu i dhomës, thotë se ata presin që forcat të kryejnë detyra paqeruajtëse.

Por SHBA ka thënë më parë se përdorimi i trupave paqeruajtëse ishte "marrëzi".

***

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar leje nga Parlamenti rus për të përdorur forcën ushtarake jashtë shteti.

Letra që Putini i dërgoi Dhomës së Lartë të Parlamentit do të formalizonte dislokimin ushtarak në rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Ky njoftim vjen një ditë pasi Putini njohu si entitete të pavarura rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët që mbështeten nga Rusia.

Po ashtu, kjo kërkesë e Putinit mund të paralajmërojë për qëllimet e udhëheqësit rus që të nisë një sulm më të gjerë ndaj Ukrainës. Liderët perëndimorë më herët kanë thënë se trupat ruse janë dislokuar në pjesën lindore të Ukrainës dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën pushtim këtë veprim të Rusisë.

Ligjvënësit rusë pritet ta miratojnë këtë kërkesë të Putinit gjatë një takimi të martën.

Putin po ashtu ka nënshkruar traktate të miqësisë me dy rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat parashikohet edhe vendosja e trupave ruse atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat