Ukrainasja Tetiana Kashtanova, është një banore që jeton në Kievi me burrin dhe dy familjarë të saj.
Në një intervistë për Klan Kosova, Kashtanova, ka folur për gjendjen atje pas sulmeve të Rusisë ne Ukrainë.
“Situata aktualisht është, nuk e di çfarë të them, po përcjellim lajmet vazhdimisht dhe jemi të lumtur që ushtria jonë ukrainase po e lufton ushtrinë ruse dhe ky është një prej lajmeve më të mira që kemi marrë këto ditë që Ukrainës ka kush ti dalë zot vendit të vet dhe kjo na jep shpresë dhe gëzim. Por në anën tjetër e di që kjo është një luftë që po vazhdon dhe më besoni se kjo është goxha stresuese për ne por po mundohemi të jemi shumë pozitiv të mos bëjmë panik”, ka thënë Kashtanova.
Por, gjendja më e vështirë pas sulmeve, ka thënë se është në qytetin e Kharokovit, ku banojnë prindërit e saj.
Megjithatë ukrainasit ende kanë një shprese për vetën dhe vendin e tyre.
“Për ne ka qene një luftë tash e 8 vjet. Dhe po presim ndihmë prej shteteve evropiane e Natos-se siq e kemi pasur gjithë këtë kohë. Nuk dua të bëjë deklarime politike por kjo është e vërteta”.