Më shumë vdekje se nga Lufta e Dytë, shpërthen Covid në Çeki!

Evropë

Më shumë vdekje se nga Lufta e Dytë, shpërthen Covid në Çeki!

Më: 2 mars 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Republika Çeke nuk po përballon dot më valën e infektimeve nga koronavirusi.

Vendi shënoi brenda 24 orëve të fundit një shifër rekord rastesh, mbi 66,000. 57 mijë prej tyre janë infektime të reja, por gati 9.800 të tjera janë riinfektime. Autoritetet vendase të shëndetësisë i ngroh disi fakti që numri i të shtruarve në spital aktualisht është 2,653 – më i vogël se në valët e mëparshme të pandemisë.

Vendi me 10 milionë banorë mbetet ende pas shteteve të BE-së për sa i takon ritmit të imunizimit të popullatës. 63.2 për qind e popullsisë konsiderohet sot e vaksinuar plotësisht. Dozën përforcuese e kanë marrë rreth një e treta e qytetarëve kanë marrë edhe dozën përforcuese. Pandemia e ka lënë thellë gjurmën e saj në Çeki.

të dhënat e zyrës vendase të statistikave tregojnë se 2021-shin, atjë kanë vdekur njerëz më shumë se në çdo vit tjetër që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Vitin e kaluar janë regjistruar më shumë se 139,600 vdekje, 8 për qind më shumë se në vitin 2020, kur edhe nisi vala e parë e sëmundjes. Grup-mosha e viktimave kryesore e viktimave është nga 55 deri në 74 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat