Vuçiq flet pas takimit me kryeministrin britanik

Evropë

Vuçiq flet pas takimit me kryeministrin britanik

Më: 4 mars 2022 Në ora: 17:55
Boris Johnson dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, dhe ka theksuar që respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe integriteti territorial i shteteve është thelbësor për Serbinë.

“Sapo kam përfunduar një bisedë me Boris Johnson, në të cilën theksova se parimi i respektimit të normave të së drejtës ndërkombëtare është thelbësor për Serbinë, si dhe respektimi i integritetit territorial të shteteve sovrane”, tha Vuçiq.

Me këtë rast, Vuçiq e ftoi Johnsonin që të shkojë në Serbi sepse, siç ka theksuar, kryeministri britanik nuk e ka vizituar Serbinë për 42 vjet, për çka mori garanci nga kryeministri britanik se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.

“Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e energjisë, ekonomisë, por edhe për të gjitha çështjet e tjera bilaterale që kanë të bëjnë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Serbinë. Veçanërisht theksova se Serbia me çdo kusht do të ruajë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat