Rusët pushtojnë qytetin Kherson, ukrainasit ngrihen në protestë

Evropë

Rusët pushtojnë qytetin Kherson, ukrainasit ngrihen në protestë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:15
Ukrainasit

Qindra persona janë mbledhur në qendër të Khersonit duke protestuar kundër pushtimit rus, disa ditë pasi forcat ushtarake morën në kontroll qytetin, The Independent

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë qindra persona duke valëvitur flamurin ukrainas.

Protestat erdhën pas shkeljes së armëpushimit nga forcat ruse për evakuimin e civilëve në dy qytete të vendit Mariupol dhe Volnovakha.

 

Në njërën nga videot, protestuesit janë përplasur me forcat ruse, madje një nga ushtrarakët rusë ka qëlluar në ajër për të shpërndarë turmën.

Ukraina tha se ka pezulluar evakuimin e civilëve, duke akuzuar trupat ruse për shkeljen e armëpushimit. Sipas zyrtarëve, rusët kanë vazhduar bombardimet pavarësisht armëpushimit të përkohshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat