Gjashtëdhjetë e një spitale në Ukrainë nuk janë funksionale për shkak të sulmeve nga forcat ruse, tha ministri i shëndetësisë, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.
Reuters citon ministrin e shëndetësisë, Viktor Lyashko, të ketë thënë se “terroristët nga vendi agresor” kishin nxjerrë jashtë funksionit 61 spitale.
Autoritetet, tha ai, nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime mjekësore kritike për komunitetet e vijës së parë për shkak të mungesës së korridoreve humanitare.
Më herët gjatë ditës, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, tha se sulmet ruse kishin shkatërruar më shumë se 200 shkolla ukrainase, 34 spitale dhe 1,500 ndërtesa banimi./Bota sot