I vendosën qese në kokë, rusët rrëmbejnë kryetarin e qytetit ukrainas

Evropë

I vendosën qese në kokë, rusët rrëmbejnë kryetarin e qytetit ukrainas

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e Melitopolit, ndërsa ky i fundit ndodhej në qendër të qytetit duke shpërndarë ndihma për banorët.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës,  Anton Gershchenko.

Ai njoftoi përmes kanalit të tij në Telegram se Ivan Fedorov është rrëmbyer në qendër të qytetit teksa po shpërndante ndihma humanitare për popullin e tij.

Ai tha se kryetari u rrëmbye nga një grup prej dhjetë rusë të cilët i vendosën një qese plastike në kokë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat