​Britania pezullon grantet për projektet që lidhen me shkencëtarët nga Rusia

Evropë

​Britania pezullon grantet për projektet që lidhen me shkencëtarët nga Rusia

Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Agjencia kryesore e qeverisë britanike për financimin e kërkimeve në universitete në Britaninë e Madhe ka pezulluar pagesën e granteve për projektet që lidhen me shkencëtarët në Rusi pas sulmit në Ukrainë, raporton sot “Financial Times”.

Lëvizja e Agjencisë Britanike për Kërkim dhe Inovacion prek rreth 50 grante për projekte në universitetet britanike, përcjell Reuters.

Vlera totale e granteve arrin në dhjetëra milionë euro, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat