Bombardimet e kryeqytetit vazhduan gjatë natës, me shtëllunga tymi që u panë të ngriheshin mbi një ndërtesë të madhe banimi në Kievin perëndimor këtë mëngjes.
Një predhë artilerie goditi ndërtesën 12-katëshe, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.
Kështu duke zhdukur katin e fundit dhe duke ndezur një zjarr.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se dy persona u plagosën dhe po punohet për të kërkuar ndonjë viktimë./BOTASOT